BOTA
1 minuta leximi
Spanja u ndalon hyrjen në vend 2 ministrave izraelitë
Spanja të martën u ndaloi dy ministrave të lartë izraelitë hyrjen në territorin e saj në përgjigje të sanksioneve të vendosura nga Izraeli ndaj zyrtarëve spanjollë.
Spanja u ndalon hyrjen në vend 2 ministrave izraelitë
Spanja u ndalon hyrjen në vend 2 ministrave izraelitë / AA
8 orë më parë

Spanja të martën u ndaloi dy ministrave të lartë izraelitë hyrjen në territorin e saj në përgjigje të sanksioneve të vendosura nga Izraeli ndaj zyrtarëve spanjollë, transmeton Anadolu.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares tha se ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir dhe ministri i Financave Bezalel Smotrich janë shtuar në listën e individëve të sanksionuar të Spanjës.

"Ai tha se vendimi u mor sepse të dy janë të përfshirë drejtpërdrejt në promovimin e ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës", raportoi agjencia spanjolle e lajmeve "El Pais".

Ky veprim vjen pasi Izraeli njoftoi sanksione kundër zëvendëskryeministres së Spanjës, Yolanda Diaz si dhe ministres së Rinisë dhe Fëmijëve, Sira Rego.

Të dy zyrtareve spanjolle tani u ndalohet hyrja në Izrael dhe autoritetet izraelite thanë se nuk do të mbajnë më asnjë kontakt zyrtar me ta.

Albares nënvizoi se vendimi i Madridit pasqyron "përgjigje reciproke" ndaj masave të Izraelit dhe sinjalizon kundërshtimin e vazhdueshëm të Spanjës ndaj fushatës ushtarake në vazhdim në Gaza.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us