Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit me homologun e tij gjeorgjian, Mikheil Kavelashvili, ka deklaruar se Türkiye dhe Gjeorgjia do të vazhdojnë të punojnë “krah për krah” për bashkëpunim rajonal, paqe dhe zhvillim.
Erdoğan theksoi rëndësinë strategjike të Hekurudhës Baku-Tbilisi-Kars, duke e quajtur atë “shtyllë kurrizore të Korridorit të Mesëm”, teksa ajo fillon të funksionojë me kapacitet të plotë.
Presidenti turk theksoi se vëllimi i tregtisë dypalëshe vitet e fundit ka tejkaluar 3 miliardë dollarë.
“Ne po ecim vazhdimisht drejt qëllimit tonë të ri prej 5 miliardë dollarësh”, theksoi ai.
Presidenti gjeorgjian Kavelashvili ndodhet në një vizitë zyrtare dy-ditore në Türkiye.
Presidenti Erdoğan e priti presidentin Kavelashvili me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin Ankara dhe është planifikuar të shtrohet një darkë zyrtare në nder të tij më vonë gjatë ditës.