13 Gusht 2025
Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, u takua të mërkurën në Ankara me disa zyrtarë sirianë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në një deklaratë të shpërndarë në platformën turke të mediave sociale Next Sosyal.
Guler priti në selinë e ministrisë ministrin sirian të Mbrojtjes, Murhef Abu Kasra, ministrin e Jashtëm, Asaad al-Shaibani, dhe shefin e shërbimit inteligjent, Hussein Al-Salame, të cilët ishin në një vizitë zyrtare në Türkiye.
Të sugjeruara
Bisedimet u fokusuan në çështje bilaterale dhe rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë.
Guler dhe Abu Kasra gjithashtu nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për stërvitje dhe këshillim të përbashkët.
BURIMI:AA