RAJONI
1 minuta leximi
Manastirliu në UNESCO: Shqipëria po ndërton arsimin digjital me inteligjencën artificiale
Në tryezën e ministrave, mbajtur në kuadër të këtij aktiviteti, ministrja Manastirliu u angazhua në një diskutim të rëndësishëm mbi rolin që inteligjenca artificiale (IA) do të luajë në të ardhmen e arsimit.
Manastirliu në UNESCO: Shqipëria po ndërton arsimin digjital me inteligjencën artificiale
Manastirliu në UNESCO: Shqipëria po ndërton arsimin digjital me inteligjencën artificiale / TRT Balkan
21 orë më parë

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu, ndodhet për një vizitë zyrtare në Paris, ku mori pjesë në takimin “Digital Learning Week 2025” në selinë e UNESCO-s.

Në tryezën e ministrave, mbajtur në kuadër të këtij aktiviteti, ministrja Manastirliu u angazhua në një diskutim të rëndësishëm mbi rolin që inteligjenca artificiale (IA) do të luajë në të ardhmen e arsimit.

Në fjalën e saj, Manastirliu theksoi disa nga hapat e rëndësishëm që Shqipëria ka ndërmarrë për ta integruar teknologjinë dhe inteligjencën artificiale në sistemin arsimor.

Ajo po ashtu theksoi se me Agjendën Digjitale për Arsimin 2030, Shqipëria po ndërton një sistem arsimor ku çdo nxënës fiton aftësi digjitale dhe çdo mësues është i fuqizuar me teknika moderne mësimdhënësie.

“Me këto hapa konkretë, Shqipëria po ecën krah për krah me vendet e tjera për të ndërtuar një të ardhme arsimore më të avancuar dhe të barabartë për të gjithë”, tha ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us