LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Izraeli bombardon tendat në Gaza, vriten 10 palestinezë
Dhjetë palestinezë, përfshirë fëmijë dhe gra, u dogjën për vdekje si pasojë e sulmit.
Izraeli bombardon tendat në Gaza, vriten 10 palestinezë
Izraeli bombardon tendat në Gaza,vriten 10 palestinezë / AA

Dhjetë palestinezë, përfshirë fëmijë, u vranë në Rripin e Gazës në një sulm të ushtrisë izraelite ndaj tendave ku po strehoheshin palestinezë të zhvendosur. 

Sipas dëshmitarëve okularë, ushtria izraelite bombardoi tendat e palestinezëve të zhvendosur në qytetin Khan Younis në jug të Gazës. 

Dhjetë palestinezë, përfshirë fëmijë dhe gra, u dogjën për vdekje si pasojë e sulmit. Raportohet se të vdekurit dhe të plagosurit janë dërguar në spitalin "Nasser" në qytetin Khan Younis. 

Pas armëpushimit që hyri në fuqi më 19 janar në Rripin e Gazës, ushtria izraelite rifilloi sulmet e dhunshme mëngjesin e 18 marsit. 

Që atëherë, 1.652 palestinezë, kryesisht të moshuar, gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën dhe 4.391 persona janë plagosur. 

Që nga 7 tetori 2023, ushtria izraelite ka vrarë 51.025 palestinezënë Gaza, ndërsa 116.432 të tjerë janë plagosur


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us