5 Shtator 2025
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku ka deklaruar se numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes Aeroportit të Rinasit, gjatë periudhës janar-gusht shënoi rritje me 9 për qind, duke arritur në më shumë se 7.8 milionë pasagjerë.
Zëvendëskryeministrja Balluku bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe u realizuan 42.462 fluturime me një rritje prej 2 për qind krahasuar me 8-mujorin e 2024.
Nga Tirana u fluturua drejt 137 destinacioneve.
Zv.kryeministrja solli në vëmendje se 11 gushti shënoi edhe ditën me fluksin maksimal me 53.076 pasagjerë.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë