LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Ushtria izraelite bastis një qytet sirian pranë Damaskut, hap zjarr ndaj civilëve
Nuk raportohet për të lënduar gjatë bastisjes në qytetin Beit Jinn.
Ushtria izraelite bastis një qytet sirian pranë Damaskut, hap zjarr ndaj civilëve
Ushtria izraelite bastis një qytet sirian pranë Damaskut, hap zjarr ndaj civilëve / AA
21 orë më parë

Forcat e ushtrisë izraelite kanë hyrë në një qytet në periferi të Damaskut, në jug të Sirisë, dhe kanë hapur zjarr ndaj civilëve, raportuan të hënën mediat lokale .

Sipas televizionit shtetëror sirian Al-Ikhbariya, gjatë bastisjes në qytetin Beit Jinn nuk janë raportuar të lënduar.

As ushtria izraelite dhe as autoritetet siriane nuk kanë dhënë ndonjë koment zyrtar për këtë bastisje.

Të dielën mbrëma, forcat izraelite avancuan në provincën Quneitra, e cila ndodhet brenda zonës së çmilitarizuar në Lartësitë e pushtuara të Golanit, për herë të tretë në muajin gusht.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us