Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri informoi sot në lidhje me situatën nga zjarret në vend.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive.
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Vlorë, Dibër, Maliq, Korçë, Lezhë, Kurbin, Bulqizë, Malësi e Madhe, Përrenjas, Sarandë, Himarë, Poliçan, Kuçovë, Gjirokastër e Durrës.
Referuar Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht mbeten aktive vatrat në Orikum, bashkia Vlorë, te “Livadhi i Peladhisë”, bashkia Bulqizë, dhe në Dibër, në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë.
Sa i takon parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, pritshmëritë janë që sot të ketë reshje të dobëta shiu në disa qarqe të Shqipërisë.
Ndërkaq, në Vlorë dhe në Fier pritet nivel “i lartë” rreziku nga zjarret.