BOTA
1 minuta leximi
Belgjikë, kompania shtetërore hekurudhore në grevë njëjavore
Sindikata e pavarur e hekurudhave thërret për grevë kundër masave në marrëveshjen e koalicionit.
Belgjikë, kompania shtetërore hekurudhore në grevë njëjavore
Belgjikë, kompania shtetërore hekurudhore në grevë njëjavore
25 Mars 2025

Kompania shtetërore hekurudhore e Belgjikës NMBS ka nisur një grevë hekurudhore njëjavore e cila redukton frekuencën e shërbimeve të trenave.

“Për shkak të grevës, më pak trena do të qarkullojnë nga e diela, 23 mars (nga ora 22:00) deri të dielën, 30 mars, përfshirë (treni i fundit)”, informoi NMBS-ja të dielën.

Sindikata e pavarur hekurudhore METISP-Protect bëri thirrje për një grevë mbi masat në marrëveshjen e koalicionit, pavarësisht bisedimeve të vazhdueshme me ministrat federalë, theksohet nga kompania shtetërore hekurudhore.

"SNCB-NMBS, Infrabel dhe HR Rail i konsiderojnë këto veprime si të papranueshme, të papërgjegjshme dhe joproporcionale. Ata dënojnë pasojat për 900.000 pasagjerët që transportohen çdo ditë", tha gjithashtu NMBS-ja.

Gjithashtu, kompania pohoi se ata do të organizonin shërbime alternative të trenave të cilat do të jenë të dukshme 24 orë përpara në faqen e zyrtare.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us