LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Peticion nga 2.400 artistë dhe arkitektë izraelitë, thirrje për t’i dhënë fund luftës
Nënshkruesit e peticioneve i kërkuan qeverisë izraelite ndërprerjen e menjëhershme të politikës së urisë, zhvendosjes me forcë dhe krimeve të luftës në Gaza.
Peticion nga 2.400 artistë dhe arkitektë izraelitë, thirrje për t’i dhënë fund luftës
Peticion nga 2.400 artistë dhe arkitektë izraelitë, thirrje për t’i dhënë fund luftës / AA
4 Gusht 2025

Rreth 2.400 artistë dhe arkitektë izraelitë kanë nënshkruar dy peticione të ndara duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të politikës së urisë nga Izraeli, zhvendosjes me forcë të palestinezëve dhe krimeve të luftës në Gaza.

Portali izraelit i lajmeve "Walla" tha se afërsisht 1.000 figura izraelite nga fusha e kulturës, përfshirë emra të shquar në muzikë, teatër, letërsi dhe film, nënshkruan një peticion duke bërë thirrje për "armëpushim të menjëhershëm në Gaza".

"Ne artistët e Izraelit, refuzojmë të jemi bashkëfajtorë kundër vullnetit tonë në mizoritë e kryera në Gaza, vrasjen e fëmijëve dhe civilëve, urinë, zhvendosjen dhe shkatërrimin e pakuptimtë të qyteteve të Gazës", thuhet në peticion.

"U bëjmë thirrje vendimmarrësve: Ndaloni! Mos jepni urdhra të paligjshme. Mos kryeni krime lufte. Mos braktisni parimet etike dhe humanitare ose vlerat e judaizmit", shtohet më tej.

Peticioni përfundoi me një kërkesë të qartë: "Jepni fund luftës. Sillni pengjet në shtëpi".

Një peticion i dytë, i raportuar gjithashtu nga "Walla", u nënshkrua nga gati 1.400 artistë vizualë, dizajnerë dhe arkitektë dhe situata në Gaza përshkruhet si "tmerr në një shkallë historike" dhe paralajmëroi për një katastrofë humanitare në thellim.

"Populli izraelit mban përgjegjësi për atë që po ndodh vetëm pak kilometra larg", thuhet në shkrim.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us