Edicioni i 13-të i festivalit të filmit dokumentar kreativ “MakeDox” do të mbahet nga data 18 deri më 25 gusht në Shkup.
Në konferencën për media të mbajtur para Qendrës Kulturore Rinore, drejtori ekzekutiv i festivalit, Darko Nabakov, prezantoi programin e plotë të festivalit.
Nabakov theksoi se festivali "MakeDox" do të mbahet në katër lokacione në Shkup, përkatësisht në Kurshumli An në Çarshinë e Vjetër në Shkup, para Muzeut të Maqedonisë, Qendrës Kulturore Rinore, si dhe para "Europe House".
“Këtë vit festivali bart moton e përzgjedhjes së ideve dhe fokusi i festivalit është zhvillimi i ideve”, theksoi Nabakov.
Duke theksuar se këtë vit pritet të kenë 70 mysafirë të huaj nga e gjithë Evropa në festival, Nabakov tha se ata kanë një perspektivë të re në festival, që siç theksoi ai, mundëson hapësirë për të krijuar ide të reja.
Petrula Veljanovska, përzgjedhëse e festivalit "MakeDox", theksoi se në adresën e festivalit kanë mbërritur filma nga të gjitha kontinentet e botës dhe njoftoi se festivali do të hapet të enjten më 18 gusht me dokumentarin "All that Breathes" (Gjithçka që merr frymë) të regjisorit Shaunak Sen, një film i cili është një bashkëprodhim indiano-britanik.
Programi i këtij festivali përbëhet prej gjashtë kategorive. Në mesin e tyre janë edhe programët për filmat dokumetar të studentëve dhe programi për të fëmijë dhe të rinj.
Festivali i filmit “MakeDox”, i cili mbahet në Shkup, vjen në kohë kur në rajon po mbahen festivali i filmit “DokuFest” në Prizren. Ndërsa, nga 12 gushti në Sarajevë fillon edicioni i 28-të “Sarajevo Film Festival”.