RAJONI
1 minuta leximi
Vuçiq priti në Beograd djalin e Donald Trumpit, diskutuan për projekte të përbashkëta
“Ky takim simbolizon përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për zgjidhjen e sfidave globale”, tha presidenti i Serbisë.
Vuçiq priti në Beograd djalin e Donald Trumpit, diskutuan për projekte të përbashkëta
Vuçiq priti në Beograd djalin e Donald Trumpit, diskutuan për projekte të përbashkëta / AA
11 Mars 2025

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur të martën në Beograd me djalin e presidentit amerikan Donald Trump për “projektet e përbashkëta në vitet e ardhshme”.

Siç ka bërë të ditur në rrjetin social Instagram, Vuçiq është takuar me Donald Trump Jr. ku kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe tema aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.

“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”, tha Vuçiq dhe theksoi:

“Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”.

Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, mbërriti në Beograd me aeroplan të martën.

Trump Jr. është një sipërmarrës dhe nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump.

Ai vizitoi edhe Beogradin në fund të shtatorit të vitit të kaluar, kur u takua me biznesmenë.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us