LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Vdesin 11 palestinezë të tjerë nga uria gjatë 24 orëve të fundit në Rripin e Gazës
Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Munir el-Bursh, në një postim në llogarinë e tij në X, tha se “Çdo ditë po shuhen jetë në heshtje dhe tragjedia po vazhdon”.
Vdesin 11 palestinezë të tjerë nga uria gjatë 24 orëve të fundit në Rripin e Gazës
Vdesin 11 palestinezë të tjerë nga uria gjatë 24 orëve të fundit në Rripin e Gazës / TRT Balkan
9 Gusht 2025

Në Rripin e Gazës, i cili përballet me bllokadën dhe sulmet izraelite, 11 palestinezë të tjerë kanë humbur jetën nga uria në 24 orët e fundit, duke e çuar në 212 numrin e viktimave të shkaktuara nga mungesa e ushqimit, mes tyre 98 fëmijë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në enklavë. 

Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Munir el-Bursh, në një postim në llogarinë e tij në X, tha se “Çdo ditë po shuhen jetë në heshtje dhe tragjedia po vazhdon”.

Izraeli ka vendosur një bllokadë në Gaza për 18 vjet dhe që nga 2 marsi ka mbyllur të gjitha kalimet, duke përkeqësuar kushtet humanitare në enklavë. Ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë në territorin palestinez që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us