TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye nënshkruan marrëveshje me agjencinë e OKB-së për të luftuar krimin e organizuar
Ankaraja do të ofrojë ndihmë financiare për Zyrën e OKB-së për Drogën dhe Krimin në luftën kundër përdorimit të pasurisë kulturore në krimin e organizuar transnacional dhe aktivitetet e pastrimit të parave
Türkiye nënshkruan marrëveshje me agjencinë e OKB-së për të luftuar krimin e organizuar
Türkiye nënshkruan marrëveshje me agjencinë e OKB-së për të luftuar krimin e organizuar / AA
11 orë më parë

Türkiye do t’i ofrojë ndihmë financiare Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) në kuadër të një projekti për të luftuar përdorimin e pasurisë kulturore në krimin e organizuar transnacional dhe aktivitetet e pastrimit të parave.

Teksti i marrëveshjes së arritur mes Türkiyes dhe OKB-së, i miratuar nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, u publikua në numrin e së mërkurës të Gazetës Zyrtare.

U ndanë informacione në lidhje me ndihmën financiare që do të ofrojë Türkiye për UNODC-në brenda kuadrit të projektit “Përmirësimi i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në Evropën Juglindore dhe Parandalimi i Përdorimit të Pasurive Kulturore në Krimin e Organizuar Transnacional dhe Aktivitetet e Pastrimit të Parave.”

Türkiye dhe UNODC po ashtu u zotuan të informojnë menjëherë njëra-tjetrën për çdo rrethanë që pengon ose kërcënon përparimin e suksesshëm të projektit.

Përveç kësaj, OKB-ja do të jetë përgjegjëse për monitorimin dhe rishikimin e rregullt të projektit. Projekti propozon një qasje shumëdimensionale për të luftuar kërcënimet e “krimit të organizuar serioz dhe shumëplanësh.”


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us