TÜRKİYE
1 minuta leximi
Hakan Fidan bisedon me udhëheqës palestinezë dhe homologun jordanez për kauzën palestineze
Këto kontakte vijnë në një kohë kur Türkiye po intensifikon përpjekjet e saj diplomatike për të mbështetur popullin palestinez dhe për ta avancuar procesin e njohjes ndërkombëtare të shtetit të tyre.
Hakan Fidan bisedon me udhëheqës palestinezë dhe homologun jordanez për kauzën palestineze
Hakan Fidan bisedon me udhëheqës palestinezë dhe homologun jordanez për kauzën palestineze / TRT Balkan
21 orë më parë

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, ka zhvilluar dy biseda të rëndësishme telefonike në kuadër të përpjekjeve diplomatike për çështjen palestineze.

Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme, Fidan ka diskutuar me Zëvendëspresidentin e Palestinës, Hussein al-Sheikh, mbi hapat që po ndërmerren për njohjen e Shtetit të Palestinës.

Gjithashtu, shefi i diplomacisë turke ka biseduar edhe me homologun e tij jordanez, Ayman Safadi, me të cilin kanë trajtuar situatën humanitare në Rripin e Gazës, zhvillimet në jug të Sirisë, si dhe çështje të tjera të lidhura me kauzën palestineze.

Këto kontakte vijnë në një kohë kur Türkiye po intensifikon përpjekjet e saj diplomatike për të mbështetur popullin palestinez dhe për të avancuar procesin e njohjes ndërkombëtare të shtetit të tyre.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us