KLIMA
2 minuta leximi
Sezoni më shkatërrues i zjarreve në pyje në Europë regjistrohet këtë vit
Organizata World Weather Attribution (WWA) njoftoi se nga zjarret kanë humbur jetën 20 persona, janë evakuuar 80.000 njerëz dhe janë djegur më shumë se një milion hektarë tokë.
Sezoni më shkatërrues i zjarreve në pyje në Europë regjistrohet këtë vit
Gjatë muajve qershor dhe korrik, për shkak të temperaturave mbi 40 gradë Celsius, janë regjistruar qindra zjarre. / AA
29 Gusht 2025

Valët e të nxehtit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe reshjet e pakta kanë përkeqësuar situatën këtë vit lidhur me zjarret në pyje, të cilat kanë përfshirë gjithë Europën, duke i bërë ato shumë më shkatërruese, sipas një studimi të ri.

Organizata World Weather Attribution (WWA) ka bërë të ditur se nga zjarret kanë humbur jetën 20 persona, janë evakuuar 80.000 njerëz dhe janë djegur më shumë se një milion hektarë tokë.

Sipas studimit, zjarret këtë vit ishin 22 për qind më serioze se vitet e mëparshme, duke e bërë vitin 2025 sezonin më të keq të zjarreve në pyje në Europë që është regjistruar ndonjëherë.

Gjatë muajve qershor dhe korrik, për shkak të temperaturave mbi 40 gradë Celsius, janë regjistruar qindra zjarre. Në këtë periudhë është regjistruar thatësirë e gjatë dhe erëra të forta.

Një nga studiuesit përshkroi gjetjet e tij si “të shqetësuara”, duke theksuar se studimi zbuloi “një sinjal jashtëzakonisht të fortë të ndryshimeve klimatike drejt kushteve më të nxehta dhe më të thatë”.

“Sot, me ngrohjen prej 1,3 gradë Celsius, po shohim ekstreme të reja në sjelljen e zjarreve në pyje, të cilat kanë vënë zjarrfikësit përballë limiteve të tyre,” tha ai.

Theodore Keeping nga Imperial College tha se “po shkojmë drejt një rritjeje të temperaturës deri në 3 gradë gjatë këtij shekulli, përveç nëse vendet kalojnë më shpejt nga përdorimi i karburanteve fosile.”


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us