5 Shtator 2025
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e masës së përkohshme për ndalimin e çdo veprimi nga deputetët e e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë pas ankesës së Listës Serbe.
“Të caktojë ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e Kushtetuese.
Po ashtu, Kushtetuesja ka vendosur që masa e përkohshme të hyjë në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë