BOTA
2 minuta leximi
Moska në favor të garancive të sigurisë “vërtet të besueshme” për Ukrainën
Rusia pranon që garancitë e sigurisë për Ukrainën të ofrohen në baza të barabarta me pjesëmarrjen e vendeve, përfshirë Kinën, ShBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, thotë ministri i jashtëm.
Moska në favor të garancive të sigurisë “vërtet të besueshme” për Ukrainën
Moska në favor të garancive të sigurisë “vërtet të besueshme” për Ukrainën / AA
20 Gusht 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergey Llavrov tha të mërkurën se Moska është në favor të garancive të sigurisë “vërtet të besueshme” për Ukrainën.

“Sa u përket raporteve se Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania duan të krijojnë dhe të zhvillojnë garanci kolektive sigurie, ne jemi në favor që këto garanci të jenë vërtet të besueshme”, tha Llavrov gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij jordanez Ayman Safadi në Moskë.

L[avrov u shpreh se ekipi negociator i Kievit propozoi parimet themelore të një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë dhe për të siguruar një zgjidhje të qëndrueshme gjatë bisedimeve fillestare të paqes në metropolin turk Istanbul në prill 2022.

Ai tha se propozimi i Kievit përfshinte parime të tilla si refuzimi i Ukrainës për t'u bashkuar me NATO-n ose ndonjë bllok tjetër ushtarak, si dhe konfirmimi i statusit neutral dhe jobërthamor të Ukrainës.

Rusia pranon që garancitë e sigurisë së Ukrainës të ofrohen në baza të barabarta me pjesëmarrjen e vendeve si Kina, ShBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, shtoi Llavrov.

“Jam i sigurt se në Perëndim, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, e kuptojnë shumë mirë se diskutimi serioz i çështjeve të sigurimit të sigurisë pa Federatën Ruse është një utopi, një rrugë pa krye”, shtoi ai.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us