7 Shtator 2025
Një tërmet me magnitudë 4,9 ballë goditi rrethin Sındırgı të provincës perëndimore turke Balıkesir në orën 12:35 me kohën lokale sot, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave i Türkiyes (AFAD).
AFAD-i njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në Sındırgı dhe ndodhi në një thellësi prej 7,7 kilometrash.
Tërmeti u ndie edhe në provincat përreth, si dhe në Izmir.
Të sugjeruara
Deri më tani nuk ka pasur raportime për viktima ose dëme.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë