Sot nisi viti i ri shkollor në Shqipëri për rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues në mbarë vendin.
Për ta garantuar rendin dhe sigurinë publike në institucionet arsimore, Policia e Shtetit Shqiptar hartoi një plan masash, të cilin e prezantoi pak ditë më parë në një deklaratë për mediat.
Në kuadër të këtyre masave, policia e Shqipërisë njoftoi se do të kryhen kontrolle të vazhdueshme për drejtuesit e automjeteve që transportojnë nxënësit, duke përfshirë testet për alkool, kontrollin teknik të automjeteve dhe zbatimin e rregullave të transportit të nxënësve.
Gjithashtu, sipas deklaratës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë, do të merren masat edhe për mbylljen e pikave ambulante që tregojnë alkool pranë shkollave, apo produket ushqimore të skaduara.
Policia e Shtetit njoftoi gjithashtu se ka marrë masat edhe për të vlerësuar çdo informacion për konflikte të mundshme, përfshirë fenomenin e bullizmit.
Me rastin e ditës së parë të shkollës, Proda dha një mesazh urimi për nxënësit, duke theksuar se siguria në shkolla është dhe mbetet prioriteti kryesor i policisë.