Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, u takua të hënën me homologun e tij rus, Vlladimir Putin, në margjinat e samitit të 25-të të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).
Erdoğan, i cili ndodhet në Tianjin të Kinës për të marrë pjesë në Samitin e 25-të të Këshillit të Kryetarëve të Shteteve të SCO-së, u takua me Putinin në një hotel.
Erdoğan shoqërohej nga Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, Ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kaçır, Ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, Shefi i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, Ibrahim Kalın, Shefi i Drejtorisë së Komunikimeve Turke, Burhanettin Duran, dhe Këshilltari Kryesor Presidencial, Çağrı Erhan.