KULTURË
1 minuta leximi
Shqipëri, shfaqet filmi turk “Shtëpia pa adresë”
Filmi i regjisores turke Hatice Aşkın është shfaqur për artdashësit shqiptarë nën kujdesin dhe me mbështetjen e Institutit “Yunus Emre”-Tiranë, në kuadër të Festivalit Evropian të Filmit për të Rinj (TEYFF).
Shqipëri, shfaqet filmi turk “Shtëpia pa adresë”
Shqipëri, shfaqet filmi turk “Shtëpia pa adresë” / AA
9 Shtator 2025

Në kuadër të Festivalit Evropian të Filmit për të Rinj (TEYFF), filmi turk “Shtëpia pa adresë” (Adresi Olmayan Ev) është shfaqur për publikun në Shqipëri.

Filmi i regjisores turke Hatice Aşkın është shfaqur për artdashësit shqiptarë në ambientet e Qendrës së Artit “Agimi” në Tiranë, nën kujdesin dhe me mbështetjen e Institutit “Yunus Emre”-Tiranë.

Gjatë aktivitetit të shfaqjes së filmit ishin të pranishëm drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oğuzhan Sakoğlu, përfaqësues të tjerë të institucioneve turke, studentë dhe të ftuar të tjerë.

TEYFF filloi më 5 shtator dhe do të përfundojë më 10 shtator, ndërkohë mbahet me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera.

Në edicionin e tretë të festivalit marrin pjesë me filmat e tyre regjisorë nga Kosova, Mali i Zi, Türkiye, Gjermania, Bullgaria, Polonia, Italia dhe Suedia.

Ky festival është një iniciativë që filloi në vitin 2023 dhe ka si qëllim të lidhë regjisorët me audienca të reja.

Sipas organizatorëve, festivali përqendrohet në promovimin e regjisorëve të rinj me filmin e tyre të parë ose të dytë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us