11 Shtator 2025
Aeroporti i Istanbulit është nderuar me tri çmime globale nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI).
Operatori i Aeroportit të Istt, IGA në një deklaratë përmes llogarisë së mediave sociale të kompanisë amerikane X, njoftoi se Aeroporti i Istanbulit është fitues i çmimeve "Aeroporti më i Mirë në Evropë", "Akreditimi i Përvojës së Klientit të Nivelit 5" dhe "Udhëheqja Globale e Arsimit".
Të sugjeruara
"Jemi të kënaqur të njoftojmë se jemi vlerësuar me tre çmime të jashtëzakonshme globale nga ACI-ja. Këto çmime janë dëshmi e përkushtimit të ekipeve tona, besimit të miliona pasagjerëve dhe vizionit tonë për ta bërë përvojën e klientit gurthemelin e kulturës sonë", thuhet në deklaratë.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë