Mark Carney ka fituar bindshëm pozicionin drejtues të Partisë Liberale në raundin e parë të zgjedhjeve dhe do të bëhet kryeministri i ri i Kanadasë.
Ish-guvernatori i Bankës së Kanadasë mundi Chrystia Freeland, një ish-zëvendëskryeministre, duke fituar 85,9 përqind të votave. Freeland mori tetë për qind, ndërsa dy kandidatët e tjerë fituan secili rreth tre për qind të votave.
Carney u bë lideri i parë i Partisë Liberale që mori postin e kryeministrit pa përvojë paraprake politike.
Duke iu drejtuar delegatëve në konventë, Carney tha se do të kishte nevojë për mbështetje për të përballuar sfidat përpara.
Nuk ka dyshim se Carney i referohej Presidentit të ShBA-së Donald Trump dhe tarifave të tij për mallrat e importuara nga Kanadaja. Këto tarifa do të godasin rëndë ekonominë kanadeze dhe Trump shpreson se kjo do të çojë në aneksimin e Kanadasë si shteti i 51-të i ShBA-së.
"Unë ju premtoj juve dhe të gjithë kanadezëve se do të luftoj për Kanadanë," tha Carney.