Dhjetëra palestinezë u mblodhën në Ramallah të Bregut Perëndimor të pushtuar, për të protestuar në mbështetje të të paraburgosurve në burgjet izraelite dhe për të kërkuar përfundimin e luftës në Gaza.
Protestuesit mbanin fotografi të të paraburgosurve dhe postera në mbështetje të Gazës.
Izraeli ka vrarë më shumë se 62 mijë palestinezë në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me uri.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli përballet gjithashtu me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) për luftën e tij në enklavë.