3 orë më parë
Teleskopi Hapësinor James Webb i Administratës së Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) të ShBA-së, ka zbuluar një satelit të vogël të ri që rrotullohet rreth Uranit.
Në deklaratën e faqes së internetit të NASA-s thuhet se teleskopi James Webb fotografoi një satelit të ri gjatë vëzhgimeve të tij të Uranit në shkurt.
Sateliti në fjalë është 10 kilometra i gjerë ndërsa madhësia e tij e vogël dhe ndriçimi i ulët mund ta kenë penguar fotografimin e tij deri më tani.
Urani dihet se ka 28 satelitë, secila e emëruar sipas personazheve nga William Shakespeare dhe Alexander Pope.
Të sugjeruara
Sateliti i ri që u zbulua nuk ka ende një emër.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë