BOTA
1 minuta leximi
Erdoğan dhe Rutte bisedojnë për zhvillimet e fundit lidhur me procesin e paqes Ukrainë-Rusi
Presidenti Erdoğan dhe kreu i NATO-s, Rutte, diskutuan rolin e rëndësishëm të Türkiyes në procesin e paqes në Ukrainë dhe për sigurinë e Detit të Zi.
Erdoğan dhe Rutte bisedojnë për zhvillimet e fundit lidhur me procesin e paqes Ukrainë-Rusi
Erdoğan dhe Rutte bisedojnë për zhvillimet e fundit lidhur me procesin e paqes Ukrainë-Rusi / AA
3 orë më parë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Në një deklaratë nga Drejtoria Presidenciale e Komunikimit thuhet se Rutte i telefonoi presidentit Erdoğan gjatë kthimit nga samiti me presidentin e ShBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE).

Në bisedë u diskutuan zhvillimet e fundit në lidhje me procesin e paqes Ukrainë-Rusi.

Presidenti Erdoğan dhe kreu i NATO-s, Rutte, diskutuan rolin e rëndësishëm të Türkiyes në procesin e paqes në Ukrainë dhe për sigurinë e Detit të Zi, si dhe ranë dakord për kontributin dhe koordinimin e ngushtë në procesin e paqes, të Türkiyes e cila është një prej vendeve më të rëndësishme të NATO-s.

Erdoğan dhe Rutte shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi garancitë e sigurisë së zbatueshme dhe të qëndrueshme.

 

 


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us