Kush janë kandidatët për Prishtinën në zgjedhjet e 12 tetorit?
RAJONI
2 minuta leximi
Kush janë kandidatët për Prishtinën në zgjedhjet e 12 tetorit?Që nga paslufta, kryeqytetin e Kosovës e ka udhëhequr në tri mandate rresht LDK-ja. Në dy mandatet e mëvonshme ka pasur ndryshim, me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) që ka fituar dy herë radhazi, ndërsa në vitin 2021 LDK-ja sërish fitoi në Prishtinë.
Kush janë kandidatët për Prishtinën në zgjedhjet e 12 tetorit? / TRT Balkan AL
8 orë më parë

Më 12 tetor mbahet cikli i tetë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, ku gara për kryeqytetin, Prishtinën, pritet të jetë ndër më të ndjekurat. Deri më tani kandidaturën për Prishtinën e kanë zyrtarizuar pesë kandidatë.

Ne vazhdim ju sjellim emrat e kandidatëve të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Përparim Rama

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës sërish synon të fitojë një mandat katërvjeçar në krye të komunës. Në zgjedhjet e vitit 2021 Rama doli fitues përballë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kundrejt kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.

Hajrulla Çeku

Nga pozita e ministrit të Kulturës të Kosovës, Hajrulla Çeku, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor të këtij viti. Ai do ta përfaqësojë Lëvizjen Vetëvendosje, parti në të cilën ka mbajtur role të rëndësishme gjatë viteve të fundit. Çeku është i njohur për angazhimin e tij në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Uran Ismaili

Partia Demokratike e Kosovës me Uran Ismailin si kandidat për kryetar të Prishtinës do të garojë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit për kryeqytetin. Ismaili ka qenë pjesë e garës edhe në vitin 2021, por nuk arriti ta sigurojë fitoren.

Bekë Berisha

Deputeti Bekë Berisha do të garojë për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Në zgjedhejt e fundit parlamentare të zhvilluara në shkurt, Bekë Berisha mori rreth 13.000 vota në nivel të Kosovës. 

Besa Shahini

Besa Shahini do të garojë për kryetare të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke përfaqësuar Partinë Socialdemokrate. Ajo është e vetmja grua aktualisht në këtë garë. Shahini është njohur gjerësisht në opinionin publik si ish-ministre e Arsimit në Qeverinë e Shqipërisë.

Ndryshe, që nga paslufta, kryeqytetin e Kosovës e ka udhëhequr në tri mandate rresht LDK-ja. Në dy mandatet e mëvonshme ka pasur ndryshim, me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) që ka fituar dy herë radhazi, ndërsa në vitin 2021 LDK-ja sërish fitoi në Prishtinë.


BURIMI:TRT Balkan AL
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us