SOCIALE
2 MINUTA LEXIMI
Bad News Eagles, shqiptarët e Kosovës që shkruan historinë në CS:GO
E nisur si një lojë qejfi nëpër internet kafene, e për t'u shndërruar në hobi e pasion, ata sot të përfaqësojnë Kosovën në turnetë më të mëdha botërore.
Bad News Eagles, shqiptarët e Kosovës që shkruan historinë në CS:GO
Bad News Eagles, shqiptarët e Kosovës që shkruan historinë në CS:GO.     Foto:  / NEWS
7 Nëntor 2022

Bad News Eagles janë kryefjala e Kosovës prej mbrëmjes së djeshme. Djelmoshat nga Kosova po kalojnë një formë fantastike në turneun më të madh në botë të video lojës së famshme CS:GO në Rio de Janeiro të Brazilit.

“Gejmerët” shqiptarë arritën të bëjnë mrekullinë duke eliminuar skuadrën kampione në fuqi dhe favorite të këtij sporti, Faze.

Suksesit të tyre po i gëzohet çdo shqiptar nga Kosova dhe më gjerë, mirëpo jo shumë e dinë historinë e këtyre djelmoshave se si arritën majat e suksesit.

E nisur si një lojë qejfi nëpër internet kafene, e për t'u shndërruar në hobi e pasion, ata sot të përfaqësojnë Kosovën në turnetë më të mëdha botërore.

Kryministri Kurti i quajti “lajm i keq” për kundërshtarëtJo më larg se para 1 javësh, kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishte reaguar pas fitores së parë të ekipit kosovar në fazën e kualifikimit të tyre në Rio de Janeiro.

Ai madje thumboi kundërshtarët, pasi tha se për ta, Bad News Eagles janë veç Bad News (lajm i keq).

“Pas suksesit në Majorin e fundit në Antwerp dhe kualifikimit tani në Rio de Janiero, sot filluan garën e tyre të parë, ku shkëlqyen me fitore 16:3, ndaj ekipit brazilian 00Nation”, kishte shkruar Kurti.

Renditja botëroreEkipi shqiptar Bad News Eagles renditet në vendin e 24–të në ranglistën botërore të CS:GO, dhe i duhen dy fitore të tjera për të kaluar në fazën tjetër të turneut “IEM Rio Major”.

BURIMI:TRT Balkan
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us