BOTA
1 minuta leximi
Rusia kundërshton planin izraelit për pushtimin e Gazës
Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me planin e qeverisë izraelite për të pushtuar plotësisht Gazën, Polyansky tha se qëndrimi i Rusisë është i njëjtë me pothuajse të gjithë të tjerët në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Rusia kundërshton planin izraelit për pushtimin e Gazës
Rusia kundërshton planin izraelit për pushtimin e Gazës / TRT Balkan
6 orë më parë

Zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky deklaroi se plani i Izraelit për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës është hap shumë i keq dhe i gabuar.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me planin e qeverisë izraelite për të pushtuar plotësisht Gazën, Polyansky tha se qëndrimi i Rusisë është i njëjtë me pothuajse të gjithë të tjerët në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

"Ky do të ishte një hap shumë i keq dhe i gabuar. Ne i dënojmë aktivitetet e tilla", thekson Polyansky.

Ai tha se ky plan do të shkelte të gjitha rezolutat e OKB-së dhe shtoi se e vetmja mundësi në lidhje me çështjen izraelito-palestineze është një zgjidhje me dy shtete.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us