15 orë më parë
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, testoi të shtunën modelin e ri fastback T10F të prodhuesit të automjeteve elektrike të Türkiyes, Togg.
Anëtarët e bordit drejtues të Toggut ia prezantuan sedanin Erdoğanit në Pallatin Dolmabahçe në Istanbul.
Presidenti e mori automjetin elektrik blu për një provë drejtimi dhe u informua mbi veçoritë e tij.
Të sugjeruara
Drejtori i Komunikimeve Burhanettin Duran mori gjithashtu pjesë në ceremoninë e parë të dorëzimit të Togg T10F.
Në Türkiye, porositë për T10F, i disponueshëm gjithashtu në ngjyrë vjollcë, do të hapen më 15 shtator.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë