BOTA
1 minuta leximi
Emisari amerikan: Izraeli do të tërhiqet nga jugu i Libanit nëse Hezbollahu çarmatoset
“Izraeli do të tërhiqet me të njëjtin ritëm” siç çarmatoset Hezbollahu”, thotë Tom Barrack pas takimit me presidentin libanez.
Emisari amerikan: Izraeli do të tërhiqet nga jugu i Libanit nëse Hezbollahu çarmatoset
Emisari amerikan: Izraeli do të tërhiqet nga jugu i Libanit nëse Hezbollahu çarmatoset / AA
17 orë më parë


I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Sirinë, Tom Barrack, deklaroi të martën se Izraeli ka rënë dakord të tërhiqet nga jugu i Libanit, nëse Hezbollahu dorëzon armët.

“Izraeli do të tërhiqet me të njëjtin ritëm me të cilin çarmatoset Hezbollahu,” tha Barrack në një konferencë për shtyp në Bejrut, pas takimit me presidentin libanez, Joseph Aoun.

Ai tha se qeveria libaneze do të paraqesë një plan më 31 gusht për të bindur Hezbollahun të çarmatoset.

Më 5 gusht, qeveria e Libanit miratoi një plan për t'i konsoliduar të gjitha armët nën kontrollin e shtetit. Ushtria u ngarkua me hartimin e planit deri në fund të muajit dhe zbatimin e tij përpara fundit të vitit 2025. Hezbollahu e refuzoi vendimin, duke e quajtur “një mëkat të rëndë.”

Emisari amerikan tha gjithashtu se Uashingtoni do të zgjasë mandatin e forcës paqeruajtëse të OKB-së, UNIFIL, në jug të Libanit për edhe një vit, përmes OKB-së.

Sa u përket marrëdhënieve Siri–Liban, Barrack theksoi se presidenti sirian Ahmad al-Sharaa “nuk ka interes të ketë një marrëdhënie armiqësore me Libanin në asnjë mënyrë.”


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us