TÜRKİYE
3 minuta leximi
Erdoğan: Gjenocidi i Izraelit nuk do të harrohet kurrë
"Heshtja e zërit të Palestinës nuk është e drejtë. Është e pamundur ta heshtësh këtë zë", deklaroi presidenti Erdoğan.
Erdoğan: Gjenocidi i Izraelit nuk do të harrohet kurrë
Erdoğan: Gjenocidi i Izraelit nuk do të harrohet kurrë / AA
9 orë më parë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se disa vende evropiane përgatiten ta njohin Palestinën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB), tha se "Çështja palestineze ka të ngjarë ta dominojë Asamblenë e Përgjithshme këtë vit". Vlerësimet e presidentit Erdoğan erdhën gjatë fluturimit të tij të kthimit nga Tianjini i Kinës, ku mori pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

"Heshtja e zërit të Palestinës nuk është e drejtë. Është e pamundur ta heshtësh këtë zë", tha ai duke theksuar se ajo që pritet nga Amerika është t'u thotë "ndal" masakrave dhe shtypjes së Izraelit.

"Asambleje e Përgjithshme e OKB-së ekziston për të diskutuar çështjet globale dhe për të gjetur zgjidhje. Mungesa e delegacionit palestinez në Asamblenë e Përgjithshme do ta kënaq vetëm Izraelin", tha ai më tej për ndalimin e vizave nga ShBA-ja për zyrtarët e Autoritetit Palestinez.

"Ky vendim nuk është në përputhje me arsyen e ekzistencës së OKB-së dhe besojmë se duhet të rishikohet menjëherë", tha presidenti turk.

"Gjenocidi i Izraelit nuk do të harrohet kurrë. Nënat dhe baballarët e mëshirshëm nuk do ta harrojnë kurrë se si u masakruan foshnjat, nënat dhe baballarët në Palestinë", theksoi Erdoğan.

Siria nuk është vetëm

Duke folur për çështjen siriane presidenti Erdoğan tha se "As ne dhe as administrata e Damaskut nuk do t'i tolerojmë ata që duan të krijojnë trazira në tokat siriane".

"Baronët e luftës që investojnë në kaos do të humbasin këtë herë; populli sirian, përfshirë arabët, kurdët, turkmenët, alavitët, sunitët dhe të krishterët, do të fitojnë", tha ia duke shtuar:

"Ne nuk do ta lëmë Sirinë vetëm. Ne gjithmonë do të qëndrojmë pranë tyre. Inshallah askush nuk do të mund ta ndalojë ringritjen e Sirisë. Kushdo që përpiqet ta minojë këtë proces do ta paguajë çmimin. Kurdët janë vëllezërit tanë, kudo që jetojnë. Askush nuk mund të na ndajë nga njëri-tjetri", tha Erdoğan.

Rusi-Ukrainë

Presidenti turk vuri në dukje ndërgjegjësimin e Kinës për rëndësinë dhe ndikimin rajonal të Türkiyes. Erdoğan tha se Ankaraja po bën përpjekje për të zhvilluar marrëdhëniet e saj me Pekinin.

Lidhur me samitin e fundit në Alaskë midis udhëheqësve të ShBA-së dhe Rusisë, presidenti turk tha se këto bisedime janë të arsyeshme, duke theksuar se vetëm dialogu i orientuar drejt paqes mund t'i japë fund luftës Rusi-Ukrainë.

"Ankaraja, që nga fillimi, ka nënvizuar se lufta Ukrainë-Rusi mund të zgjidhet nëpërmjet negociatave. Bisedimet në Stamboll vërtetuan se kjo rrugë është e hapur", tha Erdoğan.

Ai kërkoi gjithashtu që shpresat për një paqe midis Rusisë dhe Ukrainës të shndërrohen në "qasje të orientuar drejt zgjidhjes dhe rezultate të prekshme", duke shtuar përfshirjen e nivelit të lidershipit në këtë proces.

"Falë Korridorit të Zangezurit, paqja do t'i aktivizojë rrjetet rrugore dhe hekurudhore në rajon, do të hapë portat kufitare dhe do të ndikojë pozitivisht në tregti dhe në shumë sektorë të tjerë", tha presidenti Erdoğan mbi marrëveshjen e fundit të nënshkruar midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us