BOTA
1 minuta leximi
Tajvani monitoroi 57 avionë ushtarakë kinezë rreth ishullit
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se zbuloi gjithashtu gjashtë anije luftarake dhe katër anije zyrtare.
Tajvani monitoroi 57 avionë ushtarakë kinezë rreth ishullit
Tajvani monitoroi 57 avionë ushtarakë kinezë rreth ishullit / AA
5 orë më parë

Tajvani tha të premten se kishte monitoruar 57 avionë ushtarakë kinezë dhe gjashtë anije luftarake rreth ishullit.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte zbuluar 57 fluturime nga avionë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA), gjashtë anije të Marinës PLA dhe katër anije zyrtare që vepronin rreth Tajvanit.

Ajo shtoi se 38 nga 57 fluturimet kaluan vijën mesatare të Ngushticës së Tajvanit dhe hynë në Zonat e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore (ADIZ) veriore, qendrore, jugperëndimore dhe lindore të Tajvanit.

"Forcat e armatosura të Tajvanit monitoruan situatën dhe reaguan në përputhje me rrethanat", njoftuan nga ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.

Të enjten, ministria tha se kishte zbuluar 15 fluturime nga avionë të PLA-së, shtatë anije PLAN-it dhe një anije zyrtare në operacione rreth Tajvanit.

Nuk ka patur reagime nga Kina.

Kina e konsideron Tajvanin një "provincë renegate", pavarësisht se Taipei ka gëzuar vetëqeverisje që nga viti 1949. Pekini është zotuar të ribashkojë ishullin, përfshirë edhe me forcë nëse është e nevojshme.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us