Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, në një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të ShBA-së Marco Rubio diskutoi mbi rezultatet e takimit të mbajtur në Uashington dhe situatën aktuale në Gaza.
Sipas informacionit të marrë nga burimet e Ministrisë së Jashtme, ministri Fidan bisedoi në telefon me Sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Rubio.
Në bisedë u vlerësuan rezultatet e takimit të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, me presidentin rus Vlladimir Putin në Alaskë dhe takimit të mbajtur në Uashington me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe disa udhëheqës evropianë.
Në bisedën ku u diskutuan hapat që mund të ndërmerren në periudhat e ardhshme me qëllimin për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, ministri Fidan përsëriti gatishmërinë e Türkiyes për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për arritjen e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme.
Gjatë bisedës u diskutua edhe situata aktuale në Gaza dhe zhvillimet në negociatat e armëpushimit. Ndërsa ministri Fidan deklaroi se një armëpushim i përhershëm në Gaza pritet të vendoset pa vonesa të mëtejshme dhe se shpërndarja urgjente dhe e pandërprerë e ndihmës humanitare në Gaza është thelbësore.
Gjatë bisedës u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Siri ndërsa u theksua rëndësia që i atribuohet paqes, unitetit dhe integritetit të Sirisë.
Kryediplomati turk zhvillon biseda telefonike me homologët nga Britania dhe Gjermania
Fidan zhvilloi biseda telefonike të ndara me Sekretarin e Jashtëm britanik David Lammy dhe ministrin e Jashtëm gjerman Johann Wadephul.
Sipas informacionit të siguruar nga burimet e Ministrisë së Jashtme, ministri Fidan zhvilloi biseda të ndara telefonike me Lammy dhe Wadephul.
Në bisedat e zhvilluara u vlerësuan rezultatet e takimeve të mbajtura në Alaskë dhe Uashington për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës si dhe u trajtua situata aktuale në Gaza dhe zhvillimet në negociatat për armëpushim.