4 orë më parë
Ministri i Jashtëm i Türkiye, Hakan Fidan, të martën ka diskutuar zhvillimet më të fundit rreth luftës në Ukrainë dhe situatës në Gaza në biseda të ndara telefonike me homologët e tij nga Gjermania dhe Britania e Madhe, kanë bërë të ditur burime diplomatike turke.
Në bisedat e Fidanit me Sekretarin e Jashtëm britanik David Lammy dhe Ministrin e Jashtëm gjerman Johann Wadephul është trajtuar edhe rezultati i takimeve të fundit të mbajtura në Alaskë dhe Uashington për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Të sugjeruara
Bisedat po ashtu kanë adresuar situatën aktuale në Gaza dhe progresin në negociatat për armëpushim.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë