RAJONI
1 minuta leximi
ShBA-ja pezullon dialogun strategjik me Kosovën
Në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë të publikuar në rrjetin social Facebook thuhet se kjo për shkak të veprimeve të qeverisë së Kosovës.
ShBA-ja pezullon dialogun strategjik me Kosovën
ShBA-ja pezullon dialogun strategjik me Kosovën/ Facebook
12 Shtator 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën.

Në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë të publikuar në rrjetin social Facebook thuhet se kjo për shkak të veprimeve të qeverisë së Kosovës.

 “Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pa afat dialogun strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve për veprimet e qeverisë në detyrë që i kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar produktivisht me Kosovën në prioritetet e përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. 

Ambasada tha të premten se ShBA-ja mbetet e përkushtuar në avancimin e interesave të përbashkëta.

“Mbetemi të përkushtuar në avancimin e interesave të përbashkëta nga Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitetin e ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit kujdestar Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve.”

Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us