Bashkimi Evropian ka zgjatur sanksionet ndaj Rusisë dhe po përgatitet të zbatojë paketën e 19-të të masave kufizuese, konfirmoi të premten shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.
Në një postim në platformën amerikane X, Kallas tha se BE-ja po finalizon sanksione shtesë kundër eksporteve ruse të naftës dhe institucioneve financiare, përfshirë masa ndaj “tankerëve në hije” dhe subjekteve të tjera që lehtësojnë tregtinë e naftës së Rusisë.
“Ne sapo zgjatëm sanksionet ndaj Rusisë,” shkroi ajo. “Në të njëjtën kohë po përfundojmë punën për paketën e 19-të, me kufizime shtesë mbi shitjet e naftës ruse, tankerët në hije dhe bankat.”
Kallas theksoi përkushtimin e BE-së për të forcuar presionin ekonomik ndaj Moskës: “Do të vazhdojmë t’i presim burimet e parave për luftën e Putinit,” tha ajo, duke iu referuar agresionit të Rusisë në Ukrainë.