11 Korrik 2025
Bashkëshortja e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, zonja e parë Emine Erdoğan, përkujtoi 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.
Emine Erdoğan bëri një postim në llogarinë e saj në rrjetet sociale me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.
"Sot, përkujtimi i Srebrenicës nuk ka të bëjë vetëm me zinë, por edhe me luftën për të ruajtur dinjitetin njerëzor. Në përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, dhimbja e të cilit është ende e freskët si dje, përkujtoj vëllezërit dhe motrat tona boshnjake që u privuan nga jeta dhe u shpreh ngushëllimet e mia familjeve dhe të dashurve të tyre", shkroi Erdoğan.