LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Që nga fillimi i sulmeve izraelite në Gaza janë vrarë të paktën 62.064 palestinezë
Në raportin e përditshëm, Ministria bëri të ditur se 60 persona janë vrarë dhe 343 janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të të plagosurve në 156.573.
Që nga fillimi i sulmeve izraelite në Gaza janë vrarë të paktën 62.064 palestinezë
Që nga fillimi i sulmeve izraelite në Gaza janë vrarë të paktën 62.064 palestinezë / AP
4 orë më parë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën se të paktën 62.064 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.

Në raportin e përditshëm, Ministria theksoi se 60 persona u vranë dhe 343 u plagosën gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve në 156.573.

Ministria raportoi gjithashtu për tri raste të reja vdekjesh nga uria dhe kequshqyerja, duke e çuar numrin total të vdekjeve të lidhura me urinë në 266 që nga tetori 2023, përfshirë 112 fëmijë.

Përpjekjet e shpëtimit në Gaza mbeten jashtëzakonisht të vështira, pasi shumë viktima vazhdojnë të jenë të ngujuara nën rrënoja ose të shtrira nëpër rrugë, ndërkohë që shërbimet e emergjencës nuk arrijnë t’u afrohen për shkak të bombardimeve të pamëshirshme izraelite dhe mungesës së pajisjeve.

Që nga 18 marsi, kur Izraeli rifilloi fushatën ushtarake pas shkeljes së marrëveshjes për armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve, Ministria bëri të ditur se janë vrarë 10.518 palestinezë dhe janë plagosur 44.532 të tjerë.

Ndërkohë, forcat izraelite vazhdojnë të shënjestrojnë palestinezët që përpiqen të marrin ndihma humanitare. Sipas Ministrisë, në sulmet e tilla gjatë 24 orëve të fundit u vranë 31 persona dhe u plagosën 197.

Që nga 27 maji, forcat izraelite kanë vrarë 1.996 palestinezë dhe kanë plagosur 14.898 të tjerë gjatë përpjekjeve të tyre për të siguruar ushqime dhe rezerva të domosdoshme.

Bllokada e plotë e Gazës, e cila është në fuqi që nga fillimi i marsit, i ka çuar 2,4 milionë banorët e enklavës në prag të kolapsit, mes urisë së përhapur, sëmundjeve dhe shkatërrimit të infrastrukturës bazë.

Në nëntorin e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu po përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us