Kafeja shënoi nivel rekord prej afër 4,30 dollarësh për paund në tregjet globale, por lehtësimi i pasigurive mbi rritjen ekonomike globale dhe ofertën çoi në një rënie prej më shumë se 10 për qind.
Rreziqet për rritjen dhe ofertën globale si dhe vlerësimet për rënien e kërkesës për kafe, çuan në rënien e çmimeve të kafesë. Rritja e parashikimeve të reshjeve në Brazil dhe kushtet e motit të thatë gjithashtu kontribuuan në rënie.
Prodhimi i kafesë pritet të ulet pasi një tepricë doli në dritë. Organizata Ndërkombëtare e Kafesë vlerëson se do të ketë 1 milion qese prodhimi të tepërt.
Korporata "Marex Solutions", me bazë në Londër, parashikoi se teprica globale e kafesë prej 200 mijë qesesh në vitet 2024 dhe 2025 do të rritet në 1,2 milion qese në vitet 2025 dhe 2026.
Shqetësimet për lehtësimin e furnizimit me kafe në Vietnam, edhe pse të kufizuara, kontribuuan po ashtu në rënien e çmimit, pasi zyra statistikore e vendit raportoi se eksportet e saj të kafesë u rritën mbi 6 për qind në muajin shkurt.
Rritja e tensioneve tregtare për tarifat e ShBA-së dhe të dhënat makroekonomike që sinjalizojnë recesionin gjithashtu i çuan çmimet në rënie.
Derisa lufta globale kundër inflacionit dhe recesionit vazhdon, luftërat tregtare të presidentit amerikan Donald Trump përmes tarifave vazhdojnë të ushqejnë pasiguri mbi perspektivën ekonomike të ShBA-së.
Kafeja në janar u rrit mbi 18 për qind para se të shënojë rënie
Kafeja testoi nivelin e saj historik me 4,29 dollarë për paund në muajin janar, e udhëhequr kryesisht nga shtrëngimi i perspektivës së furnizimit në Brazil dhe Vietnam, duke u rritur mbi 18 për qind.
Kërcënimet tarifore të Trumpit ndaj Kolumbisë po ashtu kontribuuan në rritje.
Eksperti i të ardhmes dhe tregjeve të mallrave, Zafer Ergezen tha për Anadolu se është "natyrore" të shihet një rënie pas rritjeve të tilla të çmimeve të kafesë.
"Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve në Brazil reduktuan lulëzimin e pemëve të kafesë dhe për këtë arsye edhe prodhimin ndërsa rënia e prodhimit në Vietnam vitin e kaluar gjithashtu kontribuoi në rritje. Furnizuesit që shesin të gjitha rezervat e tyre kanë qenë në gjendje të shesin vetëm 30 për qind të aksioneve të tyre këtë vit. Kjo duket se blerjet afatgjata dhe të reja janë shtyrë për shkak të rritjes së çmimeve", tha Ergezen.
Ai tha se situata çoi në uljen e kërkesës në treg, ndërsa në këtë kontribuuan edhe reshjet e pritshme në Brazil.
"Prodhimi i kafesë në Kolumbi arriti nivelin më të lartë në 29 vjet. Rritja e prodhimit të kafesë në Kolumbi, reshjet e pritshme në Brazil dhe hezitimi i prodhuesve për të blerë kafe për shkak të çmimeve të larta rezultuan në shitjet e fitimit në çmimet e kafesë", shtoi ai.