Në Kampionatin Botëror të Boksit që po mbahet në Liverpool të Anglisë (04-14 shtator 2025), boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, ka pësuar humbje në përballjen e saj ndaj nënkampiones së botës, Viktoriya Grafeyeva nga Kazakistani.
Në duelin e zhvilluar në sesionin e dytë, Sadiku garoi në kategorinë deri në 60 kilogramë, ku pas një lufte të fortë dhe të barabartë, rezultati përfundimtar ishte 3:2 në favor të boksieres kazake.
Megjithëse Sadiku ishte më aktive dhe dominoi me sulme të vazhdueshme sidomos në raundin e dytë dhe të tretë, gjyqtarët vendosën t’i japin fitoren Grafeyevas me një vendim të ngushtë, i cili u konsiderua i padrejtë nga kampi kosovar.
Kështu, Donjeta Sadiku e mbyll aventurën e saj në këtë Botëror, ndërsa paraqitja e saj u vlerësua si e guximshme dhe dinjitoze përballë një kundërshtareje me përvojë dhe tituj ndërkombëtarë.
SPORT
1 minuta leximi
Donjeta Sadiku eliminohet nga Botërori i Boksit pas një dueli të ngushtë me nënkampionen e botës
Në duelin e zhvilluar në sesionin e dytë, Sadiku garoi në kategorinë deri në 60 kilogramë, ku pas një lufte të fortë dhe të barabartë, rezultati përfundimtar ishte 3:2 në favor të boksieres kazake.

Eksploro