SPORT
1 minuta leximi
Kosova mposht Suedinë në “Fadil Vokrri”
Dardanët fitojnë 2-0 me golat e Rexhbecajt dhe Muriqit, duke siguruar tri pikët e para në kualifikimet për Botërorin 2026.
Kosova mposht Suedinë në “Fadil Vokrri”
Kosova mposht Suedinë në “Fadil Vokrri” / Reuters
17 orë më parë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll arriti fitore sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke mposhtur Suedinë me rezultat 2-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Dardanët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe, falë golave të Elvis Rexhbecajt dhe Vedat Muriqit, siguruan fitoren e parë në grupin B.

Me këtë sukses, Kosova regjistroi tri pikët e para në grup dhe u rikthye në garë pas humbjes në ndeshjen e parë. Përfaqësuesja do të kthehet në fushë në muajin nëntor, kur e presin duelet e radhës të këtij cikli kualifikues.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us