BOTA
1 minuta leximi
Erdoğan: Rreziqet gjeopolitike nga gjenocidi në Gaza u shtuan me sulmet rajonale të Izraelit
“Shohim qartë se rreziqet gjeopolitike që filluan me gjenocid në Gaza janë rritur me sulmet e Izraelit ndaj Libanit, Jemenit, Iranit dhe Sirisë”, deklaroi Erdoğan.
Erdoğan: Rreziqet gjeopolitike nga gjenocidi në Gaza u shtuan me sulmet rajonale të Izraelit
Erdoğan: Rreziqet gjeopolitike nga gjenocidi në Gaza u shtuan me sulmet rajonale të Izraelit / AA
11 orë më parë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se rreziqet gjeopolitike që filluan me gjenocidin në Gaza, janë rritur me sulmet e Izraelit ndaj vendeve të rajonit.

“Shohim qartë se rreziqet gjeopolitike që filluan me gjenocid në Gaza janë rritur me sulmet e Izraelit ndaj Libanit, Jemenit, Iranit dhe Sirisë”, deklaroi Erdoğan gjatë Asamblesë së Përgjithshme të 38-të të Rregullt Financiare të Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme të Türkiyes (DEİK) në Istanbul.

“Ndërsa po zhvillohen skema të reja në rajonin tonë, është domosdoshmëri e mençurisë shtetërore që Türkiye të ndërmarrë hapa të vendosur për t’i penguar këto komplote”, tha Erdoğan.

Ai shtoi se Türkiye po bëhet një aktor i kërkuar në tryezat e paqes.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us