Moska dhe Uashingtoni diskutuan të martën për atë që pala ruse e përshkroi si “aspekte të caktuara” të përgatitjeve për takimin e ardhshëm mes Presidentit rus Vlladimir Putin dhe Presidentit amerikan Donald Trump, që do të mbahet të premten këtë javë në Alaska.
Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov dhe Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio biseduan në telefon për takimin e presidentëve, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
“Të dy palët konfirmuan vendosmërinë për të realizuar me sukses këtë ngjarje”, thuhet në deklaratë.
Ky telefonatë vjen tri ditë para takimit mes dy presidentëve në Alaska të premten, ku do të diskutohet për mënyrat e përfundimit të luftës në vazhdim mes Rusisë dhe Ukrainës.
Bisedimet e ardhshme do të jenë takimi i parë ballë për ballë mes presidentëve aktualë të Rusisë dhe ShBA-së që nga qershori 2021, kur Putin u takua me ish-presidentin amerikan Joe Biden në Gjenevë, Zvicër.