Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes shprehu keqardhje të thellë për humbjen e jetëve nga tërmeti në Afganistan.
Ministria lëshoi një deklaratë me shkrim në lidhje me tërmetin në Afganistan.
"Shprehim keqardhje të thellë për humbjen e jetëve në tërmetin që ndodhi mbrëmë pranë qytetit të Jalalabadit në Afganistan", thuhet në deklaratën në të cilën bëhet lutje për mëshirën e Zotit mbi ata që humbën jetën dhe në të cilën i përcillen ngushëllime popullit të Afganistanit.
Tërmeti në Afganistan
Studimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) njoftoi se një tërmet me magnitudë 6 ballë ndodhi 27 kilometra në verilindje të Jalalabadit, pranë kufirit të Afganistanit me Pakistanin, në një thellësi prej 8 kilometrash.
Autoritetet lokale raportuan se ky është një nga tërmetet më të forta që ka goditur vendin.
Zëdhënësi i Qeverisë së Përkohshme Afgane, Zabihullah Mujahid, njoftoi në konferencën për media se numri i të vdekurve nga tërmeti që ndodhi mbrëmë u rrit në mbi 800 dhe numri i të plagosurve tejkaloi 2.500.