TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti Erdoğan takohet me presidentin iranian në Kinë
Erdoğan i cili ndodhet në Tianjin të Kinës, për të marrë pjesë në Samitin e 25-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, vazhdon kontaktet në margjinat e samitit.
Presidenti Erdoğan takohet me presidentin iranian në Kinë
Presidenti Erdoğan takohet me presidentin iranian në Kinë / AA
1 Shtator 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian.

Erdoğan i cili ndodhet në Tianjin të Kinës, për të marrë pjesë në Samitin e 25-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), vazhdon kontaktet e tij në margjinat e samitit.

Presidenti Erdoğan u takua me presidentin iranian Pezeshkian në Qendrën e Kongresit Meyciang.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, ministri i Thesarit dhe i Financave Mehmet Şimşek, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë Ömer Bolat dhe Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Burhanettin Duran.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us