16 orë më parë
Ushtria izraelite kreu 8 sulme ajrore përreth rajonit Hermel në lindje të Libanit dhe qytezës Lebweh në provincën Baalbek.
Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve NNA, avionët luftarakë izraelitë kryen shtatë sulme ajrore përreth rajonit Hermel.
Ushtria izraelite kreu gjithashtu sulme ajrore edhe përreth qytetit Lebweh në provincën Baalbek.
Të sugjeruara
Zëdhënësi i Ushtrisë Izraelite, Avichay Adraee, në një deklaratë në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, pretendoi se ushtria izraelite sulmoi kampet dhe depot e armëve të Forcës Ridwan të Hezbollahut në Luginën Beqaa në lindje të Libanit.
Adraee pretendoi se kampet po përdoreshin për të planifikuar dhe përgatitur sulme ndaj Izraelit dhe kërcënoi se do të vazhdojnë sulmet.