BOTA
2 minuta leximi
Kryeministri francez humb votën e besimit në parlament
Në një votim me 194 vota në mbështetje kundrejt 364 votave kundër, Bayrou nuk arriti të sigurojë shumicën në parlamentin francez, ku 15 nga gjithsej 589 deputetët abstenuan në votim.
Kryeministri francez humb votën e besimit në parlament
Kryeministri francez humb votën e besimit në parlament / AP
8 orë më parë

Presidentja e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yael Braun-Puvet, ka bërë të ditur se kryeministri Francois Bayrou ka humbur votën e besimit në parlament.

Në një votim me 194 vota në mbështetje kundrejt 364 votave kundër, Bayrou nuk arriti të sigurojë shumicën në parlamentin francez, ku 15 nga gjithsej 589 deputetët abstenuan në votim.

Sipas transmetuesit BFM TV, ai pritet që nesër t’i paraqesë dorëheqjen e qeverisë së tij presidentit Emmanuel Macron.

Tani kryeministër në largim, i cili zbuloi një kornizë buxhetore për vitin 2026 në muajin korrik, po kërkonte mbështetje për një plan për të kursyer gati 44 miliardë euro në kuadër të përpjekjeve për të ulur borxhin publik në rritje të Francës, i cili aktualisht është në 113 për qind të prodhimit bruto të brendshëm të vendit.

Franca gjithashtu ka një nga deficitet më të mëdha buxhetore të Bashkimit Evropian (BE), respektivisht me 5,8 për qind.

Duke paralajmëruar se vendi është “në prag të mbingarkesës me borxhe”, Bayrou më herët u kërkoi ligjvënësve të zgjedhin “përgjegjësinë mbi kaosin”.

Partitë opozitare, duke filluar nga LFI-ja e ekstremit të majtë deri te Tubimi Kombëtar (RN) i ekstremit të djathtë, si dhe socialistët, ishin zotuar se do të votojnë kundër qeverisë.

Negociatat për buxhetin kanë qenë një burim i madh tensioni në politikën franceze.

Dështimi për të arritur një marrëveshje mbi buxhetin e vitit 2025 vitin e kaluar çoi në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Michel Barnier në muajin dhjetor, pasi partitë e krahut të majtë dhe të ekstremit të djathtë u bashkuar pas një mocioni mosbesimi.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us