POLITIKË
1 minuta leximi
ShBA-ja dhe Franca diskutojnë çështje rajonale, zotohen që Irani të mos prodhojë armët bërthamore
Situata humanitare në Gaza, përfundimi i luftës Rusi-Ukrainë, sigurimi i paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, si dhe konflikti në vazhdim në Sudan, ishin temat e diskutuara mes sekretarit amerikan Rubio dhe ministrit të Jashtëm francez Barrot.
ShBA-ja dhe Franca diskutojnë çështje rajonale, zotohen që Irani të mos prodhojë  armët bërthamore
ShBA-ja dhe Franca diskutojnë çështje rajonale, zotohen që Irani të mos prodhojë armët bërthamore / Reuters
5 Gusht 2025

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi të hënën një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, për çështje rajonale.

Rubio dhe Barrot “ripohojnë angazhimin e tyre për të siguruar që Irani të mos zhvillojë apo të zotërojë ndonjëherë një armë bërthamore”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, në një deklaratë.

Ata gjithashtu shkëmbyen pikëpamje mbi situatën humanitare në Gaza dhe përpjekjet për të arritur një armëpushim në këtë enklavë të rrethuar, shtoi Bruce.

Përfundimi i luftës Rusi-Ukrainë, sigurimi i paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, si dhe konflikti në vazhdim në Sudan, ishin tema të tjera të diskutuara, tha ajo.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us